Sindroma Down lë pa shkollim vajzën jetime, gjyshërit apel për ndihmë (VIDEO)

Sikur të mos mjaftonte drama çnjerëzore kur babai i masakroi nënën me sëpatë, Renata Lleshi, një e mitur me sindromin “Dawn”, tashmë nuk mundet as të shkollohet. Nga koha kur ajo mbeti jetime, për të kujdesen prindërit e nënës së saj të ndjerë.

Gjyshërit e Renatës kërkojnë ndihmë për shkollimin e vajzës, pasi në shkollën e fshatit Derven në Krujë nuk e kanë regjistruar vajzën, me justifikimin se fëmijët me sindromin “Dawn” nuk mund të mësojnë në këtë shkollë.

Renata është motra e dy vëllezërve më të mëdhenj, përkatësisht 10 dhe 12 vjeç, të cilët janë akomoduar në një fondacion bamirës, që nga koha kur babai i tyre u vrau nënën.

Përpos tragjedisë në familje, e mitura për të cilën kujdesen gjyshërit tashmë rrezikon të mbetet dhe pa shkollë. Për të shmangur këtë, gjyshërit e saj Viktor dhe Tale Kola shpresojnë se dikush do ju vijë në ndihmë përball kësaj situate, ku drama e mbesës së tyre rrezikon të thellohet akoma më shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu