SKANDALOZE/ Arrestohet drejtori i klinikës për marrje të mitos

 

Ministria e punëve të brendshme njoftoi se për të siguruar fakte shtesë, ka bastisur hapësirat zyrtare të klinikës neurokirurgjie në qendrën klinike universitare “Nënë Tereza”, transmeton InfoShqip.

Drejtori  A.Ç. është ndaluar në stacion policor dhe pas masave hetimore, i ngarkuar me vepër penale, do të dërgohet në gjykatën themelore Shkupi 1 .

Sektori për punë të brendshme  Shkup, pas paraqitjeve të qytetarëve për rastin, e në bazë të urdhërit të dhënë nga Prokuroria Publike, si dhe materialeve të siguruara që ka kryer vepër penale “pranim të korrupsionit” e ka arrestuar personin A.Ç., drejtor i Klinikës për neurokirurgji në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu