Skandaloze: Shkaku i zgjedhjeve, Komuna e Çairit i le pa paga me muaj të tërë mësimdhënësit!

Ndonëse afati përfundimtar, edhe atë kur bëhet fjalë për ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, si bie fjala koha e zgjedhjeve apo diçka tjetër, për lëshimin e pagave nga ana e institucioneve shtetërore gjegjësisht, komunave nëpër shkolla është maksimum 15 ditë vonesë. Mirëpo kjo ende nuk po ndodh me shkollat të cilat gravitojnë në komunën e Çairit.

Mësimdhënësit në këto shkolla thuajse dy muaj të tëra nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga rroga e tyre.
Këto lëshime nuk është hera e parë që i ndodhin komunës së Çairit, e njëjta i kishte ndodhur edhe para disa viteve në dy cikle tjera zgjedhore.

Parashtrohet pyetja, a thua vallë cilat janë arsyet që komuna e Çairit veçohet nga komunat tjera kur bëhet fjalë vonimi i pagave për punonjësit nëpër institucione shkollore?!

Dhe a thua vallë zgjedhjet kanë qenë problem vetëm për komunën e Çairit?!

Ku kanë shkuar mjetet të cilat tani duhet ti kishin marrë mësimdhënësit?

Pse pikërisht në kohën e zgjedhjeve duhet të pësojnë mësimdhënësit?

Cili është faji i tyre, që përveç ishin të detyruar të merrnin pjesë nëpër tubimet partiake, tani të vuajnë edhe për mosmarrjen e pagës me rregull?!

Këto janë vetëm disa nga pyetjet publike të cilat komuna e Çairit si institucion i përgjegjshëm duhet ti përgjigjet?!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu