Solskjaer kërkon nga United një nga këto 10 mbrojtësit

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron ta përforcojë mbrojtjen e skuadrës së tij gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tani ai ka dorëzuar drejtuesve të klubit listën prej dhjetë qendërmbrojtësve të tij të preferuar.

“Sportmail” ka publikuar emrat e 10 mbrojtësve të cilat janë nën radarin e drejtuesve të Manchester Unitedit për afatin kalimtar të janarit, të cilët megjithatë do të jetë e vështirë të transferohen gjatë këtij afati kalimtar.

Dhjetë mbrojtësit e kërkuar nga “Djajtë e kuq” janë: Kalidou Kaoulibaly i Napolit, Nikola Milenkovic i Fiorentinës, Ozan Kabak i Galatasarayt, Eder Militao i Portos, Milan Skriniar i Interit, Harry Maguire i Leicester Cityt, Issa Diop i West Hamit, Toby Alderweireld i Tottenhamit, Alessio Romagnoli i Milanit dhe Jean-Clair Todibo i Toulouse. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu