Sondazhi i ri nga IHP, ja kush do fitonte nëse do kishte zgjedhje në Maqedoni

Edhe një anketë tjetër këtë javë edhe nxjerrë në Maqedoninë e Veriut sa i përket rejtingut të partive nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas anketës së Institutit për hulumtime politike – Shkup të realizuar për nevojat e emisionit “Detektor” në televizionin Sitel, VMRO-DPMNE prinë me 3% para LSDM, ndërsa tek shqiptarët vazhdon të prijë BDI, përcjellë.

Sipas anketës, mbi 21.1% do të votonin për VMRO-DPMNE, ndërsa 18.1% për LSDM. Tek partitë shqiptare BDI edhe më tej është në epërsi me 4.5%, ndërsa pas saj radhitet ASH me 2.8%. Më pas vijon Alternativa me 0.8% dhe Lëvizja BESA me 0.7%.

Mbi 26% kanë thënë se nuk do të votojnë për asnjë parti politike, 14% kanë thënë se nuk duan të tregojnë se për këtë votojnë. Anketa u realizua nga 14-17 shtator ku janë anketuar 1109 qytetarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu