Sonte zhvillohet meçi i shumë pritur Anthony Joshua – Carlos Takam

Anthony Joshua ndeshet sonte me Carlos Takam në Cardiff nga ora 23:00 (sipas kohës sonë).

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, kur nokautoi Wladimir Klitschkon, shkruan Express.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titujt në kategorinë super të rëndë IBF dhe WBA kundër Carlos Takam, pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.

Meçi do të zhvillohet Cardiff “Principality Stadium” në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve në stadium dhe milionave që do ta ndjekin nga ekrani.

Meçi i madh do të nisë në orën 23:00 (sipas kohës sonë), ku favorit i padiskutueshëm është Joshua.

Joshua në matjet zyrtare ka peshuar 114 kilogramë, ndërsa Takam 107 kilogramë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu