Sot në Qeveri bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për korridoret 8 dhe 10 d me konsorciumin “Behtel dhe Enka”

Në Qeveri sot do të nënshkruhet marrëveshja për korridoret 8 dhe 10 d mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe konsorciumit “Behtel dhe Enka”.

Në këtë ngjarje të rastit do të flasin kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtori i përgjithshëm për ndërtime të ulëta “Behtel”, Mark Alison.

Qeveria në mbledhjen e djeshme e miratoi lidhjen e marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d. Siç tha mbrëmë në një emision në TV ku ishte mysafir zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik, do të kushtojë 1,3 miliardë euro ose dy milionë euro për një kilometër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu