“Me masën e re për subvencionimin e “gjithë” punëtorëve në RMV për pagimin e kontributeve për rritjen e rrogës neto deri ne 6000 den, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut jo që nuk i ndihmon ekonomisë, por e dëmton ngjashëm si qeveria e kaluar”, reagon Aleanca për Shqiptarët (ASH).
Sipas saj, me “stimulimin” e ri, ekonomia do të fitojë vetëm 11.1% nga tatimi personal, ndërsa mer obligiim për të paguar 27,5% për kontribute dhe njëkohësisht bie ndesh me ligjin për tatim personal dhe të hyrave tjera qe u ndryshua vitin e kaluar të shpallur më 01.01.2018 në Gazetën zyrtare të RMV, nr.190/17, dhe të zbatuar nga 31.12.2018. “Kjo masë kundërshton masën paraprake, ku nga tatimi linear u kalua në tatim progresiv pasi që atëherë u konstatua se nuk mund të paguhet tatim njëjtë si ata me rrogë minimale dhe ata me rrogë mbi 90.000 den. Tani shtrohet pytja si mundet të subvencionohen ato punëtor që punojnë nëpër banka dhe ndërmarrje profitabile dhe me fitime miljonshe, njëjtë si të punësuarit në mikro ndërmarrjet ne RMV kur dihet se numri i mikro firmave eshte më i madh. Kujt i shërben kjo masë saktësisht….interesave të punëtorëve te thjeshtë apo oligarkëve qeveritar.Të dhënat nga e kaluara dëshmojnë se kjo qeveri masat stimuluese ekonomike i bën për perfitime të vetat. Ngjashem si me Fondin për Inovacione Teknologjike ku 35 milionë euro i shpërndanë ndermjet vetes me firma fiktive.Është skandal në vete të shkurtohen nga 40 milion euro në tre vitet e ardhshme, që mjetet për investime kapitale të ridestinohen në rroga. Rritja e standardit ekonomik nuk bëhet duke marr hua nga njëri xhep, për ti futur në xhepin tjetër”, reagon ASH. (INA)










