Ezgjan Alioski, i cili është me origjinë shqiptare, ka uruar Shqipërinë për fitoren ndaj Maqedonisë
Ezgjan Alioski ishte analizatori për Maqedoninë në ndeshjen që dje u ndërpre në minutën e 75 (1:1), por sot Balaj ia dhuroi tri pikë Kombëtares shqiptare.
“Ishte shumë emocionale goli im. Urime Shqipërisë për fitoren. E dhashë kundër Shqipërisë, por nuk duhet ta shikojë kundër kujt luaj, jam i lumtur për golin”, tha ai.
“Të gjithë dëshironin që të mbanim rezultatin 1:1, por në fund fitoi Shqipëria. Mirë për ta dhe i uroi për tre pikët. Këto 15 minuta ata ishin më të mirë dhe ne humbëm”, shtoi lojtari me origjinë shqiptare, transmeton InfoShqip.com.