Talat Xhaferi u rizgjodh kryeparlamentar i Maqedonisë së Veriut

vPërbërja e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut rizgjodh në postin e kryeparlamentarit, Talat Xhaferin. Pas debateve në Kuvend, Xhaferi u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër, për një mandat katër vjeçar.

Për kandidaturën e tij votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisësë: 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja.

Ndërsa, koaliconi ASH-AAA paralajmëroi se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE dhe E Majta. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu