Disa anëtarë të ekuipazhit të tankerit britanik të naftës të kapur më herët janë liruar, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa zëdhënësi nuk dha numër, kanali televiziv shtetëror iranian tha se janë liruar 7 anëtarë të ekuipazhit.
Më 20 korrik, tankeri britanik “Stena Impero” u kap nga trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Sipas sekretarit të atëhershëm të Jashtëm britanik Jeremy Hunt, tankeri u rrethua nga 4 anije dhe një helikopter dhe më pas u dërgua në ujërat iraniane. Edhe pse anija është në pronësi të Britanisë së Madhe, asnjë nga 23 anëtarët e ekuipazhit nuk është britanik.
Pas këtij rasti, Londra ka dërguar një anije tjetër anije luftarake në Gjirin Persik për të mbështetur forcat britanike në rajon dhe për të ofruar sigurinë e anijeve tregtare britanike.










