Tërmeti me fuqi 2.5 shkallë shkund Maqedoninë e Veriut

Tërmet me fuqi prej 2.5 shkallësh të Rihterit është regjistruar gjatë natës në pjesën juglindore të Maqedonisë, tregojnë të dhënat e publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Sipas informacioneve të para, tërmeti është regjistruar në orën 00:29 më 1 tetor, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.

Nga harta e ngjarjes sizmike shihet se zona e epiqendrës ndodhet në rajonin më të gjerë mes Radovishtit dhe Strumicës.

Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë relativisht të ulët. Deri më tani nuk ka informacione shtesë zyrtare për dridhje eventuale të ndjera nga popullata apo për dëme materiale të shkaktuara.

Të dhënat për lokacionin, thellësinë dhe magnitudën janë fillestare dhe mund të rishikohen më tej nga shërbimet sizmologjike./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu