Objektivat e kryeministrit, Isa Mustafa, për matjen e territorit të vendit, dikush po mendon se vështirë do të arrihen.
Madje profesori i Hartografisë, Florim Isufi, ka dyshime nëse do të japin një rezultat të drejt.
Sipas Isufit ekzistojnë dy lloj mënyra që të behët matja e territorit.
Njëra është me matje në terren, derisa tjetra, softuerike me anë të programeve të ndryshme kompjuterike.
E para sipas tij është vështirë e realizueshme pasi kërkon staf të madh por edhe kohë të gjatë.
Veç kësaj, Isufi vlerëson se edhe vendosja e pikave nëpër brezin kufitar me Serbinë do të ishte çështje problematike kur merren parasysh problemet kufitare që Kosova ka me shtetin fqinj.
E profesori që ka përvojë të gjatë në matje kadastrale thotë se as opsioni i dytë nuk sjell një rezultat të kënaqshëm. /KlanKosova/