Thaçi e Daçiç përballë Mogherinit, ja ç’ndodhi mes tyre në New York

Sipas disa mediave të Beogradit, ka patur episode tensioni në një takim informal të organizuar nga Federica Mogherini me disa udhëheqës të Ballkanit Perëndimor në New York, mes tyre Daçiç e Thaçi.

Madje thuhet se shefja ende në detyrë e politikës së Jashtme të BE-së, është parë të largohet e tensionuar në një moment nga tavolina, e kjo pas një përplasjeje mes ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas burimeve në qarqet diplomatike, Hashim Thaçit nuk i pëlqyer fjala e Daçiçit, më saktësisht, pjesa për mospërmbushjen e detyrimeve të tij nga Prishtina, referuar vendosjes së taksës doganore.

“Respektimi i rreptë i kornizave të përfunduara dhe të dakorduara të bashkëpunimit rajonal nga të gjithë pjesëmarrësit në rajon, pa përjashtim, është një parakusht për realizimin e suksesshëm dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal”, mësohet të ketë thënë Daçiç, fjalë këto që nuk i kanë pëlqyer Thaçit, i cili i ka injoruar me grimasa.

“Thaçi kundërshtoi dukshëm vërejtjet e Daçiçit dhe me një ton të lartë, diplomati serb përsëriti fjalinë: ‘Respektimi i rreptë i kornizave të dakorduara dhe të pajtuara”, zbulojnë mediat e Beogradit. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu