Thyhet memoriali turk tek Parku i Liqenit në Tiranë

Monumenti në Parkun e Liqenit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi është dwmtuar gjatë natës së shkuar. Sot në mëngjes, disa oficerë policie ishin përreth monumentit, një pjesë e pllakës përkujtimore të të cilit ishte thyer. Siç shihet në foto, cepi i sipërm në të djathtë të pllakës është i thyer.

Monumenti u ngrit më 15 korrik, në trevjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, njofton Exit.al. Në mënyrë krejt të pazakontë, Bashkia e Tiranës e mbajti të fshehtë ngritjen dhe inaugurimin e memorialit.

Kryeministri Edi Rama u prit nga Presideti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan vetëm tri ditë më vonë. Që prej ngritjes së memorialit duket se marrëdhëniet e ftohura midis të dyve u ripërtërinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu