Tifozët vërshëllejnë Benzema-n, ja si e mbron Cristiano Ronaldo (VIDEO)

Real Madrid mori një fitore të thellë 5-2 mbrëmë kundër Real Sociedad me Ronaldo-n që arriti të shënonte ‘tripletë’.

Pavarësisht këtij fakti, për futbollistin tjetër të “galaktikëve”, Karim Benzema-n, ishte një tjetër natë për t’u harruar. Sulmuesi francez është larg formës së dikurshme dhe pas disa rasteve të humbura njëri pas tjetërit u ‘shpërblye’ me vërshëllimat e tifozëve në “Bernabeu”

Kjo nuk i pëlqeu aspak Cristiano Ronaldo-s i cili edhe ai jo rrallëherë ka patur të njëjtin fat. Për këtë arsye portugezi ftoi tifozët në Bernabeu që të mos e vërshëllejnë por ta duartrokasin francezin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu