Tragjike vritet me thikë futbollisti shqiptar (FOTO)

Futbollisti i FC KEK-ut, Shkëlqim Pllana ka vdekur mbrëmë në QKUK, pas plagëve të marra nga sulmi me thikë nga një person në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës edhe në raportin 24-orësh, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Gustav Majer” rreth orës 22:00.

Policia ka bërë të ditur se shkaqet e sulmit ende janë të panjohura, dhe si i dyshuari gjendet në arrati.

“Rr. Gustav Majer, Prishtinë, 09.12.2017-19:10. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, për shkaqe te panjohura ka sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK , ku rreth orës 22:00 ka ndërruar jete. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari gjendet ne arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë 17-vjeçari ishte futbollist i shumë skuadrave të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu