Trajanov: Gjuha shqipe nuk mund të bëhet zyrtare në BE përmes Maqedonisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se gjuha shqipe nuk mund të zyrtarizohet në Bashkimin Evropian përmes Maqedonisë.

Ai gjithashtu, tha se nuk beson se ka njeri që është kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Është absolutisht e papërgjegjshme, e papranueshme, madje e rrezikshme të ndash qytetarët dhe partitë që disa janë për Bashkimin Evropian dhe të tjerët jo. Është një ndarje e rrezikshme, nuk e mbështes, është e papranueshme retorika e promovuar nga kryeministri dhe ministrat e tjerë”, thotë Trajanov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu