Trajneri i Shkëndijës optimist për kualifikimin

Sot në orën 19:00 do të luhet ndeshja e kthimit mes Mlada Boleslav – Shkëndija e vlefshme për raundin e tretë kualifikues në Europa League.

Trajneri i ShkëndijëS së Tetovës, Bruno Akrapovic është optimist se skuadra e tij do të kualifikohet për në ‘Play Off’ të Europa Leagues.

Falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë, Shkëndija është më e qetë pasi i duhet vetëm një barazim apo edhe humbje minimale 1-0 për të kaluar në fazën tjetër.

“Jemi maksimalisht të koncentruar, kishim udhëtim shumë të mirë, moti këtu është ideal për lojë, jo vapë si te ne. Kështu që mendoj se mund të presim ndeshje të mirë“, u shpreh trajneri Bruno Akrapovic.

Në krahun tjetër skuadra e njohur Mlada Boleslav është mes kaosit të vërtetë pasi përveç rezultatit tashmë duhet të vuajë mungesë e 4 lojtarëve kryesorë.

Cmovs, Fabian dhe Kysela vuajnë nga dëmtimet dhe e kanë të pamundur për të qenë pjesë e skuadrës, ndërsa Hulka mungon si pasojë e ndëshkimit me karton të kuq ndeshjen e parë kundër Shkëndijës,transmeton InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu