Turqit shesin masivisht dhe djegin dollarin pas thirrjeve të Presidentit Erdogan (FOTO & VIDEO)

Turqia është duke u përballuar më një dobësim të monedhës vendase pas paqendrueshmërive politike si edhe futjes në luftë në frontin e Sirisë.

Ditët e fundit një euro u këmbye me 3.9 lira, kurse 1 dollar me mesatarisht 3.6 lira.

Ky ndryshim i fortë në kursin e këmbimit filloi të shkaktonte probleme të theksuara në ekonomine turke duke shtrenjtuar ndjeshëm importet, përcjell Albeu.com.

Përballë kësaj situate, Presidenti Erogan bëri një thirrje publike ndaj të gjithë atyre që kishin dollar në shtëpitë e tyre që t’i këmbenin me lira me qëllim forcimin e kësaj të fundit.

Fill pas kësaj thirrjeje, turqit mësynë nëpër pikat e këmbimit të valutës duke blerë lira, ç’ka ka ndikuar në kursin e këmbimit duke e zbritur atë në 1 dollar/ 3.4 lira.

Madje, pati edhe prej atyre që filluan të djegin monedhën amerikane me mendimin se ishin bankat e huaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po e shkaktonin këtë situatë në Turqi. /Albeu.com/


 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu