Ushtarët serbë tentojnë të hyjnë në Kroaci por kapen nga kroatët

Një grup ushtarësh serbë kanë tentuar që ilegalisht të futen në territorin kroat të shtunën e kaluar, ku edhe ju ndalua hyrja nga ushtria kufitare e Kroacisë me të vërejtur, shkruan Gazeta Metro.

Një incident ky shumë i rëndë nga Serbia ka rezultuar me ngritje të tensioneve mes dy shteteve, kështu Kroacia ka bërë një notë proteste kundër serbëve.

11 ushtarë serbë kishin synim që të bënin vizita për viktimat serbe në ish-kampin e përqendrimit në Jasenovac, i themeluar nga regjimi pro-fashist kroat i ustashëve gjatë Luftës II Botërore.

Ministria e Jashtme kroate e quajti incidentin si një provokim nga Beogradi.

Ushtarët, pretendon Zagrebi, u përpoqën të hyjnë ilegalisht në Kroaci pa njoftuar autoritetet dhe pa asnjë autorizim për të kaluar kufirin./gazetametro.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu