Vendimi qeveritar për kthimin në punë nga 1 qershori nuk vlen vetëm për këto persona

Vendimi i qeverisë nga seanca e 57-të e djeshme për t’u kthyer në punë nga 1 qershori nuk vlen për të sëmurët kronikë dhe prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçe, ose fëmijë të moshës parashkollorë.

Sipas vendimit të Qeverisë, nga 1 qershori i këtij viti, nuk vlejnë më konkluzionet me të cilat kategori të ndryshme të punonjësve lirohen mbi baza të ndryshme nga kryerja e rregullt dhe aktuale e veprimtarive të punës, siç janë referimi për punë nga shtëpia, udhëtimi për punë në qytetin e Shkupit, organizimi i procesit me rotacione dhe masa dhe rekomandime të tjera të ngjashme, kumtoi pres shërbimi i qeverisë.

Ky vendim do të shoqërohet me një protokoll të përshtatshëm për punë, veprim dhe sjellje në vendin e punës që u referohet kushteve hapësinore, distancës fizike në punë dhe hapësirave të tjera, mbajtjes së pajisjeve mbrojtëse personale dhe të ngjashme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu