Vetëm në këtë vend të botës nuk blihet Iphone

Iphone është telefoni më i shitur në botë dhe konsiderohet si një nga tenologjitë më të avancuara.

Por ka një shtet në botë që në fakt Iphone nuk ka mundur të depërtojë plotësisht. Bëhet fjalë për Indinë, në tremujorin e parë të këtij viti Apple shiti vetëm 3% të smartphone-ëve në vend.

Ka shumë arsye përse Apple nuk ka mundur të “pushtojë” Indinë.Një nga arsyet kryesore është se një iPhone është shumë i kushtueshëm në krahasim me gjërat e tjera të domosdoshme.Në vend që të blejë një iPhone, sipas analistëve, një indian mund të paguajë qeranë e shtëpisë ose të blejë 5 bileta udhëtimi jashtë vendit.

Për të shmangur humbjet në këtë vend Apple ka filluar të prodhojë modele të iPhone SE me kosto të ulët në një fabrikë në Bangalore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu