Komisioni komunal zgjedhor në komunën e Çairit ka dorëzuar mandatin për kryetar komune, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim Visar Ganiu i cili edhe zyrtarisht emërohet si kryetar i ri i komunës së Çairit, njofton Aktuale.mk
Me këtë rast kryetari i komunës Visar Ganiu ka deklaruar se prej ditës së parë dp të punojmë për të mirën e qytetarëve të Çairit.
“ Me sinqeritetin më të madh nga kjo foltore dua të jap një porosi për të gjithë qytetarët e komunës së Çairit se Visar Ganiu do të jetë kryetar i komunës së Çairit për të gjithë qytetarët që jetojnë në komunën tonë pa marrë parasysh fe, komb apo përkatësi partiake“ ka deklaruar Ganiu, njofton Aktuale.mk
Ganiu është kryetar i dytë i komunës së Çairit që nga ekzistimi i komunës së Çairit në ndarjen e re teritoriale. Për 12 vite me komunën Çair ka udhëhequr Izet Mexhiti.










