Viti i ri shkollor në Maqedoni nis me grevë, ky është skenari i sindikatës

Viti i ri shkollor të hënën fillon me grevë paralajmëruese në të gjitha shkollat në Maqedoninë e Veriut. Nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) theksuan për TV24 se mbeten në vendimin e tyre për grevën paralajmëruese në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor 2019/2020.

Kreu i sindikatës, Jakim Nedelkov theksoi se pas bisedimeve me ministrin e Arsimit nuk i kanë përafruar qëndrimet. Sipas paralajmërimeve, greva do të zgjas vetëm atë ditë, ndërsa të marten do të ketë mësim. Nga SASHK paralajmëruan se në rast se deri në fund të shtatorit nuk merren vesh me Ministrinë e Arsimit për rritjen e rrogave, atëherë do të mendojnë për grevë të përgjithshme.

Kërkesat e tyre janë për rritjen e rrogave për 25 për qind, për shkak se rrogat e arsimtarëve janë tejmase të ulta në krahasim me mesataren në vend dhe standardin jetësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu