Fadil Vokrri ka thënë se nuk do të dëshironte të takohej asnjëherë me Kombëtaren shqiptare në një ndeshje zyrtare
“Është e vërtetë që ne edhe para pranimit tonë iu kemi sugjeruar lojtarëve tonë që të zgjedhin Shqipërinë deri në momentin kur jemi pranuar. Është normale që tani ne të bëjmë përfaqësuesen tonë”, tha fillimisht Vokrri.
“Nëse vjen deri të një ndeshje me Shqipërinë, besoj nuk do të ketë asgjë e keqe. Do të ishte një ndeshje që nuk do të doja të ndodhë. Por nëse vjen shorti duhet të luhet me sportivitet”, ka thënë Vokrri në emisionin Zona B.