Vrasjet që tronditën Kosovën (VIDEO)

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari “Vrasjet që tronditën Kosovën”.

Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, llogaritet të jetë emisioni më i shikuar shqiptar i këtij zhanri; si në bazë të matjeve televizive ashtu edhe në rrjetet sociale.

Sonte, ky emision transmeton një dokumentar ekskluziv, të titulluar “Vrasjet që tronditën Kosovën”.

Dokumentari rendit 5 vrasjet më monstruoze të ndodhura në Kosovë. Por njëkohësisht, përmes penalistëve të njohur, trajton edhe temën nëse duhet të kthehet dënimi me vdekje në vendin tonë.

Si e vrau e më pas e përdhunoi mbesën e tij vetëm 7 vjeçe Sinan Krasniqi? Çfarë thotë ai për këtë krim monstruoz? Kush është kosovari që e nxori vajzën e tij nga makina e më pas ia vrau nënën para syve? Si dhe pse tre të rinj e masakruan një boshnjak në një pyll të Obiliqit? Kush është gjilanasi që e ftoi viktimën në shtëpinë e tij, e me pas e vrau posa ai ia ktheu shpinën? Kush është kosovari i vetëm në ish-Jugosllavi që u ekzekutua? Çfarë krimi kishte bërë ai?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave mund t’i mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu