Vuçiç ndryshon qëndrim pas takimit me Putin: Të respektojmë shqiptarët!

Kryeministri i Serbisë njëherësh edhe presidenti i ri, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk i ka nënvlerësuar kurrë shqiptarët dhe se ata duhet të respektohen.

“Unë kurrë nuk i kam nënvlerësuar shqiptarët, madje se duhet t’i respektojmë edhe pse ata po tentojnë ta poshtërojnë Serbinë”, ka thënë Vuçiç në Pekin, pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai ka folur gjithashtu edhe për deklaratat e Ramush Haradinajt për ndërhyrjen e BE-së dhe SHBA-së në raportin shqiptaro-serb, duke thënë se serbët nuk duhet t’i marrin parasysh këto gjëra.

“Serbët nuk duhet të shqetësohen as për Shqipërinë Etnike”, ka thënë në fund Vuçiç, përcjell “Lajmi.net”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu