Vuçiq: Shqiptarët po përgatisin sulme ndaj serbëve, por as mos të guxojnë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë dje se pret një diskutim të mirë me Federica Mogherinin, por ai nuk e di nëse rasti i Ramush Haradinajt do të jetë temë diskutimi mes tyre.

“Nuk e di nëse kjo do të jetë temë diskutimi, ndoshta ajo ka disa tema të tjera. Ne do të shohim”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Më tej, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai ka shtuar: “nuk e di se çfarë ata duan nga ne, por e di se çfarë ne duam prej tyre”.

Vuçiç ka thënë se Serbia është e gatshme për të përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme për dokumente në rastin e Ramush Haradinajt, sepse, siç thotë ai, “është e rëndësishme për viktimat dhe drejtësinë”.

Ai më tej ka theksuar se nuk dëshiron të flasë për atë se kush është përgjegjës për kaosin dhe problemet në Maqedoni dhe vendet e tjera në rajon, duke shtuar se nuk do të lejojë që probleme të tilla të paraqiten siç ka thënë Vuçiq, “edhe në Serbi”.

“Ata që mendojnë se rastin Haradinaj mund ta shfrytëzojnë për sulme kundër serbëve – pasi kam marrë informata rreth gjithçkaje që po përgatitet – mos të mendojnë se mund të guxojnë të bëjnë diçka të tillë”, ka thënë më tej Vuçiq.

Përndryshe, Federica Mogerini ka filluar një turne disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku nesër pritet të bëjë një vizitë edhe në Kosovë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu