VV paralajmëron festë, fillon pas pak

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar festë të Vetëvendosjes në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, për komunat që VV i ka fituar në këtë balotazh.

Edhe pse sipas numërimeve të KQZ-së, në Prishtinë është duke u zhvilluar një garë e ngushtë mes Shpend Ahmetit të VV-së e Arban Abrashit të LDK-së, Molliqaj ka paralajmëruar festë edhe për Prishtinën, shkruan Periskopi.

Ai shkruan se do të festohet për Prizrenin e Kamenicës, qytete të cilat sipas KQZ-së, nuk ka më dyshime se i takojnë Vetëvendosjes për t’i qeverisur.

“Për Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën, festojmë sonte nga ora 21:30 në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Shihemi”, ka shkruar Molliqaj./periskopi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu