Xhaferi ia bën 8 me 2 deputetit të VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

Pasi që filloi seanca e parë për formimin e qeverisë së re, pas fjalimit fillimtar të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, në fjalimin e tij deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, e kritikoi Xhaferin për përdorimin e gjuhës shqipe si kryetar i kuvendit, ndërsa theksoi se Xhaferin e njeh si koleg dhe deputet dhe jo si kryetar të kuvendit, transmeton InfoShqip.

Xhaferi pas fjalimit të Milloshovskit tha se meqë nuk më njihni si kryetar por si deputet, un si deputet kam të drejtë të perdorë gjuhën time amtare gjatë fjalimit tim.

Ai këkroi që deputetët e VMRO-DMPNE-së që të përcaktohen nëse dëshirojnë të prezantohen si grup parlamentar apo si deputetë të pavarur./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu