Ylli i kombëtares: Me Zvicrën munda Neymarin, por zgjodha me krenari Shqipërinë

Mbrojtësi i kombëtares shqipare, Frederik Veseli kishte shansin të zgjidhte kombëtaren e Zvicrës para asaj kuqezi, por nuk e bëri.

Në të kaluarën, 25 vjeçari ka qenë kapiten me të rinjtë e Zvicrës, madje dhe është shpallur Kampion Bote.

Së fundmi, futbollisti i i Empolit ka treguar se si karriera e tij mund të kishte ndryshuar pasi do ishte një futbollist i Zvicrës, por në fund zgjodhi atdheun e tij.

Për “Zona Gol” ai shpreh:

Isha kapiten, fituam Botërorin, luajtëm kundër Brazilit të Nejmar dhe Gjermanisë së Ter Shtegen e Gëtce. Fituam të gjitha ndeshjet, ishte edhe Granit Xhaka e Kasami. Kam qenë gjithmonë kapiten me moshat e Zvicrës, por më në fund zgjodha Shqipërinë. Dhe kur më erdhi shansi, me gjithë qejf e krenari i thashë po Shqipërisë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu