Zaev e Mickoski vazhduan takimin pa Ahmetin e Kasamin, për çka u bisedua pa praninë e shqiptarëve!?

Edhe pse Zaev mohoi që të ketë diskutuar me Mickoskin për aminstinë, gjë për të cilën ky i fundit tashmë një kohë të gjatë insiston, duhet të merret me rezervë, theksoi për InfoShqip politikologu Xhenis Sulimani, duke komentuar daljen e hershme të Ali Ahmetit dhe Bilall Kasamit nga takimi i sotëm i liderëve.

Siç tha Sulimani, duke e ditur mentalitetin e politikanëve të vendit dhe hapësirën kohore sa zgjatë një premtim i tyre, mundësia që Zaev dhe Mickoski kanë bseduar pa praninë e liderëve shqiptarë për ndonjë marrëveshje për amnistimin e opozitës është pritje reale.

Vonesa e takimit të liderëve pas daljes së dy liderëve partiak shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami, forcon dyshimin se Zaev dhe Mickoski kanë biseduar diçka shtesë ose diçka që nuk është dashur ta bisedojnë në praninë e përfaqësuesve shqiptarë. Për të qenë shqiptarët faktorë në këto takime, pozitë opozitë duhet të ulen në tryezë me një qëndrim. Nëse jo, atëherë bie poshtë faktorizimi i shqiptarëveEdhe pse Zaev mohoi që të ketë diskutuar me Mickovskin për aminstinë, gjë për të cilën ky i fundit tashmë një kohë të gjatë insiston, duhet të merret me rezervë. Kjo për faktin se ne gjithë e dimë tashmë mentalitetin e politikanëve në mesin tonë dhe hapësirën kohore sa zgjatë një premtim i tyre.
Vonesa e takimit të liderëve pas daljes së dy liderëve partiak shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami, forcon dyshimin se Zaev dhe Mickoski kanë biseduar diçka shtesë ose diçka që nuk është dashur ta bisedojnë në praninë e përfaqësuesve shqiptarë. Për të qenë shqiptarët faktorë në këto takime, pozitë opozitë duhet të ulen në tryezë me një qëndrim. Nëse jo, atëherë bie poshtë faktorizimi i shqiptarëve“, shprehet për InfoShqip politikologu Xhenis Sulimani.

Opinionisti Naser Pajaziti thekson se dalja parakohe e Ahmetit dhe Kasamit nga takimi i sotëm dëshmon protagonizmin e liderëve se kush vendos më në fund.

Takimet e liderëve në këtë format janë praktikë e ndjekur që nga marrëveshja e Përzhinës. Tani kemi një situatë ku në njërën anë është i pozicionuar Mickoski me kushtet e VMRO-DPMNE-së përballë Zaevit, Ahmetit dhe Kasamit. Dalja parakohe e Ahmetit dhe Kasamit nga takimi i sotëm dëshmon protagonizmin e liderëve se kush vendos në fund.
Procesi i negociatave po shihet se do të stërzgjatet dhe deri tani janë vetëm kërkesat e VMRO-DPMNE, derisa nuk po shohim kërkesa të partive shqiptare. Gjithsesi, ky format mes katër liderëve favorizon shqiptarët, por varet se cili do të jetë pozicionimi i tyre, a do të jenë fasadë apo patericë e Zaevit apo do të shohim edhe hapjen e çështjeve që tangojnë edhe shqiptarët, pasi që është moment dhe shans i ri që shqiptarët të korrektojnë pjesë kontestuese të Kushtetutës siç është përcaktimi si bashkësi etnike 20 %, të finalizojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe aspekte tjera për barabarësi “, theksoi për InfoShqip Naser Pajaziti.

Ndryshe takimi i sotëm erdhi me kërkesë të liderit të opozitës i cili lëshoi takimin e djeshëm të liderëve duke kërkuar një takim mes  4 liderëve partiak. /InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu