Zdravkovski: Ministri Aliti nuk ka punuar asgjë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravkovski në Kuvend, në debatin për propozimi për shkarkimin e ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti tha se ministri në fjalë nuk ka bërë asnjë krim, pasi nuk ka punuar asgjë, përcjell TV21. Zdravkovski tha se në raportet që ka lexuar, ministri është përmendur për mbajtjen e higjienës në Ministri.

“Një nga ministrat e rrallë që nuk ka bërë krim në vitet e fundit, sepse nuk ka punuar asgjë. Është shumë normale ai që punon, gabon, por ky nuk ka punuar asgjë. Pash diçka atje se i është përkushtuar higjienës në Ministri, është përkushtuar në riorganizim dhe sistematizim. Njeriu ku të gabon tani, me të vërtet nuk di ku mund të gabojë. Nga ana tjetër, asgjë nuk ka bërë, nga ana tjetër lavdërohet me disa ligje për mediume, kurse shefi i tij i numëronte Allfa-Mallfa, Tellma-Mellma, kushdo që janë”, tha mes tjerash Zdravkovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu