Erfan Zeneli, mesfushori kosovar i Inter Turkos, ka prognozuar ndeshjen mes Finlandës dhe Kosovës, e cila luhet sonte nga ora 20:45.
Ndeshja mes Kosovës dhe Finlandës do të përfundoj me rezultat të barabartë 2:2. Kështu mendon mesfushori kosovar, Erfan Zeneli, i cili në të kaluarën ka luajtur disa ndeshje për ekipin finlandez.
“Mediave të Finlandës ia kam dhënë rezultatin. Finlandë-Kosovë, rezultati është 2:2, ky është parashikim im.. Loja ka me qenë e hapur dhe ka me pasur gola”, thotë Zeneli, i cili luan te Inter Turko.
Ish anëtari i Helsinkit i ka bërë me dije lojtarëve të Kosovës që të kenë kujdes nga mesfushori, Roman Eremenko, i cili është pjesë e CSKA Moscow. Ai beson se në stadium të ketë më shumë shqiptarë se finlandezë.