Zgjedhje të parakohshme në Kosovë? Lutfi Haziri flet nëse Haradinaj do të bëhet president

Numri dy i LDK-së Lutfi Haziri ka folur rreth zhvillimeve brenda partiake dhe postit të presidentit. Ai në emisionin Prime Time në Kanal10 ka thënë se LDK po shkon drejt transicionit dhe ndryshim të gjeneratave.

“Isa Mustafa riktheu LDK-në nga një gjendje e keqe në një parti që prej vitit 2014 është drejt marrjes së primatit”, ka thënë Haziri.

Ai ka potencuar se Isa Mustafa e ka mandatin e besuar në krye të partisë. Duke folur rreth presidentit, pas skadimit të mandatit të Hashim Thaçit në fillim të vitit të ardhshëm dhe paralajmërimeve të Ramush Haradinajt për këtë post, Haziri tha se lidhur për këtë çështje duhet arritur konsensus politik me partitë e tjera, përfshirë edhe opozitën.

Sipas tij, nëse nuk do të ketë arritje të një zgjidhje, atëherë LDK-ja nuk i përjashton zgjedhjet e parakohshme duke thënë se ‘nuk është për një president marionetë’.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu