Zgjedhjet në degën e BDI-së në Çair, ja kush fiton?

Nënkryetari BDI-së, Izet Mexhiti pritet që javën e ardhshme të marë timonin e degës së kësaj partie në Çair, thonë për Gazetën Lajm burime partiake. Sipas këtyre burimeve, Mexhiti ka marë përkrahjen më të madhe kundrejt kryetarit të deritanishëm të degës Beqir Hasani dhe zëvendës kryeministrit Bujar Osmani, si dhe kandidatit të katërt Besim Koka.

Burimet e Gazetës Lajm në BDI thonë se në garën për të parin e BDI-së në Çair, Mexhiti ka pasur edhe përkrahjen e parezervë të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti. Për këtë arsye pritet që ai të zgjedhet kryetar i degës me aklamacion në kuvendin zgjehdor të degës që do të mbahet javën e ardhshme.

Izet Mexhiti në dy mandate ka qenë kryetar i komunës së Çairit. BDI ka filluar proces zgjedhor brenda strukturave partiake në prag të Kongresit të ardhshëm partiak, pasi kryetari i partisë paraprakisht ka suspenduar të gjithë kryetarët e degëve. /Gazeta Lajm


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu