Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, rreth 30 mijë emigrantë do të rikthehen në vend

Vetëm nga e hëna deri sot në Maqedoni kanë ardhur rreth 30 mijë udhëtarë nga vendet perëndimore, prej të cilëve rreth 25 mijë janë shqiptarë, njoftojnë autoritetet në Shkup.

Pas lejimit të hyrjes për qytetarët e vendeve të Evropës Perëndimore pa teste dhe pa vetizolim, gjatë fundjaves pritet të arrijnë edhe 40 deri 50 mijë bashkëvendës tjere.

Sipas llogaritjeve të autoriteteve në Shkup, të mërkurën, në ditën e zgjedhjeve në Maqedoni do të jenë diku rreth 60 mijë emigrante, prej të cilëve 35 deri 40 mijë me të drejtë vote.

Kjo do të jetë hera e parë pas një kohe të gjatë, që diaspora të jetë vendimtare për procesin e ndryshimeve demokratike në vendlindje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu