Zidane: Ronaldo është nga një tjetër planet

Zidane ka vetëm fjalë të mira për Ronaldon pas dy golave që realizoi kundër Eibarit. CR7 tani ka shkuar në kuotën e 18 finalizimeve në 22 paraqitje në La Liga, 6 më pak se Lionel Messi, që prin me 24.

Real Madridi e ka mposhtur 2-1 Eibarin duke marrë pikët e plota falë dy golave të Cristiano Ronaldos.

Pas ndeshjes, Zinedine Zidane, e ka lavdëruar portugezin, duke thënë se janë me fat që e kanë në skuadër pesë herë më të mirin e botës, të cilin e cilëson si futbollist nga një tjetër planet.

“Për mua, Ronaldo është nga një tjetër planet”, u shpreh Zizu.

“Ajo që bën ai është fantastike. Ronaldo e di se do të shënojë dhe përveç dy që realizoi, kishte mundësi edhe tre apo më shumë. Ai është ndryshe, lojtar special”.

“Duhet ta përgëzojmë kundërshtarin që bën paraqitje fantastike, por ne kishim Cristianon dhe ai e di çfarë të bëjë në këso ndeshje, mund të shënonte edhe më shumë”, theksoi mes tjerash trajneri francez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu