Zjarr masiv në Portugali, 45 të vdekur nga zjarret masive në pyje (VIDEO)

Dhjetëra persona humbën jetën nga pasojat e një zjarri të furishëm që përfshiu pyjet në Portugalinë qendrore. Shumica e viktimave u dogjën derisa po udhëtonin me makina në zonën e goditur nga zjarri.

Mesohet se të paktën 45 persona kanë gjetur vdekjen ku shumë prej të cilëve u mbërthyen në makina, ndërsa flakët përfshinë një rrugë në pyll.

Ministria e Brendshme tha se shumica e vdekjeve kanë ndodhur në zonën e Pedrogao Grande, rreth 93 milje në verilindje të Lisbonës.

Rreth 600 zjarrfikës janë vënë në punë për shuarjen e zjarrit gjatë fundjavës. Ministria tha se 16 persona u vranë në makinat e tyre në një rrugë midis qyteteve Figueiro dos Vinhos dhe Castanheira de Pera dhe tre të tjerë vdiqën nga tymi në Figueiro dos Vinhos.

Transmetuesi publik RTP tha se kishte rreth 59 të plagosur, duke përfshirë gjashtë zjarrfikës. Katërmbëdhjetë të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, tha televizioni.

Kryeministri Antonio Costa e quajti atë “tragjedia më e madhe e jetës njerëzore që ne kemi njohur në vite”. Ai tha se autoritetet portugeze po punonin për identifikimin e viktimave dhe se spitalet spanjolle do të ndihmonin në përpjekjet për të kontrolluar flakët.

Imazhet televizive treguan një mur të madh me flakë të kuqe të ndritshme që kërcenin mbi majën e pemëve në rajonin e pyllëzuar.

Portugalia ka pësuar temperatura të larta që kanë arritur në 40 gradë Celsius ditët e fundit.

Vendi jugor i Evropës është i prirur për zjarre në pyje në muajt e thatë të verës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu