Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se nga nesër kryeqyteti nuk do të qeveriset nga bandat dhe molotovi.
Ai ka thënë se era e ndryshimit ka nisur në qytetin më të madh të Kosovës.
“Sipas Exit Polleve të deritashëm në Prishtinë po frynë era e ndryshimit! Zgjedhje meritore e qytetarëve të Prishtinës kundrejt një qeverisje 4 vjeçare bllokuese, linquese e shantazhuese. Nga nesër Prishtina nuk do të qeveriset nga bandat e molotovit! Prandaj, në këto orët në vazhdim, të gjithë të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi!”, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Gara në Prishtinë po zhvillohet ndërmjet Arban Abrashit të LDK-së dhe Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.










