5 sjelljet dhe karakteristikat e njerëzve që viktimizohen gjithmonë

Me siguri e keni një të tillë në rrethin familjar, në punë apo në grupin e miqve. Me siguri ai ose ajo është aty gjithmonë duke ju treguar të njëjtën histori, duke luftuar me demonët e brendshëm të qenies së tyre, aq sa jo rrallëherë nuk mund të mos i mëshironi dhe të ndjeni keqardhje për ta. Por, çfarë fshihet pas sjelljes së një personi që i pëlqen të viktimizohet? Si ia dalin të na manipulojnë dhe të na bëjnë të ndihemi fajtorë për gjërat që u ndodhin?

1.Mendojnë se e gjithë bota është kundër tyre: Një ndër karakteristikat dalluese të njerëzve që viktimizohen është pozicionimi sulmues ndaj gjithçkaje apo gjithkujt që i rrethon. Ata ndihen të pafuqishëm, të pashpresë dhe mendojnë se çdo gjë ndodh pasi askush nuk i kupton dhe sepse nuk janë të përkëdhelurit e fatit e mundësive. Mundohen të shohin armiq fantazmë aty nuk ekzistojnë.

2.Nuk marrin përgjegjësitë e tyre: Për këta lloj njerëzish, viktimizimi nuk është thjesht një qëndrim, por një stil jetese nga i cili zgjedhin të përfitojnë në çdo moment, si p.sh të mos marrin përgjegjësitë e tyre dhe t’u shmangen impenjimeve serioze.

3.U pëlqen ta bëjnë qimen tra: Njerëzit që viktimizohen kanë maninë të ekzagjerojnë dhe hiperbolizojnë ndjenjat e tyre apo ngjarjet me të cilat duhet të ndeshen çdo ditë. Kjo lloj prirjeje bën që të tjerët jo rrallëherë të ndiejnë mëshirë pë ta.

4.Nuk kërkojnë kurrë falje: Mos prisni të dëgjoni nga goja e tyre ‘’Më fal” pasi nuk do të ndodh kurrë. Është shumë e vështirë që ta bëjnë këtë gjë dhe kjo lidhet direkt me mosmarrjen e përgjegjësisë dhe manipulimin e vazhdueshëm që i bëjnë vetes dhe të tjerëve.

5.Ushqejnë mëri: Edhe pse në sytë tuaj shfaqin anën e tyre më të butë dhe të brishtë, në përgjithësi ata ushqejnë një lloj mërie dhe inati që i ka rrënjët në të shkuarën. Nuk arrijnë të hedhin dot pas krahëve ngjarjet që i kanë bërë të vuajnë në të shkuarën dhe shfrytëzojnë çdo moment për të ndjerë mëri inat ndaj njerëzve që ua kanë shkaktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu