Jesus po e tregon veten se është një nga talentet më premtues në botë. Ai shkëlqen me lëvizje brenda në zonë, kontrollin e topi, shpejtësinë dhe saktësinë në finalizim.
Por asgjë nuk ka qenë e lehtë për brazilianin Gabriel. Dikur ai ishte pjesë e brazilianëve të Palmeiras në ekipin e të rinjve. Klub ky i cili nuk ka një buxhet të kënaqshëm edhe për pagat e lojtarëve.
Asokohe talenti 20-vjeçar ishte i lidhur me një vajzë me të cilën qëndroi për disa kohë, deri në një ditë në të cilën braziliani e ka cilësuar si ndër më të trishtuarat në jetën e tij. Në ditën kur vajza nuk po ia ngrinte më telefonin. Sipas brazilianit ai nuk kishte para dhe ishte ndër më të varfërit në shoqërinë e tij dhe frika për të ardhmen e bëri vajzën që të mos ia hapte më kurrë telefonin, përcjell Albeu.com.
Po sikur vajza të kishte bërë pak durim pasi Gabriel një vit më vonë u bë qëndra e ekipeve të mëdha të cilat tentuan ta transferonin ku triumfues doli City, klub i cili i ofroi dhe pagën më të lartë nga çdo kush tjetër. Sot Manchester City i ka ofruar rinovimin brazilianit me plot 100.000 paund në javë, por që u refuzua nga ai pasi dëshiron më shumë. Këto janë shifra të cilat do i kishin mjaftuar e tepruar brazilianes së re, e cila e braktisi pa dhënë arsye tek talenti brazilian.
Por Jesus nuk ka ndërmend ta anashkalojë atë pjesë të jetës së tij pasi sic e ka pranuar vetë braziliani, shenja e telefonit në vesh i drejtohet vetëm asaj vajzës me pyetjen e buzëqeshur që “Përse nuk ma hape telefonin?” /albeu.com/










