ANALIZË/ A qëndron Muhamed Zekiri pas gjithë zërave për zyrtarizimin e gjuhës shqipe?!

Ditëve të fundit, një çështje që tërhoqi jo vetëm vëmendjen e opinionit publik por nxiti edhe rreagime të partive parlamentare, madje të partisë më të madhe në parlament, VMRO-së, është zyrtarizimi i gjuhës shqipe në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, iniciativë kjo e partisë më të madhe opozitare maqedonase-LSDM.

Por kush në të vërtetë është iniciatori i kësaj kauze?

Një ngjarje që bëri bujë jo më pak se zyrtarizimi i gjuhës shqipe është rasti i gazetarit të mirënjohur shqiptar, Muhamed Zekirit, i cili i dha fund profesionit të tij shumëvjeçar dhe u bë pjesë aktive e politikës duke u kyçur në partinë më të madhe opozitare në vend, LSDM.

Pikërisht pas kësaj lëvizje, pas përfshirjes së Zekirit në LSDM, vjen iniciativa e parë e LSDM-së për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, me ç’ka, dukshëm bëhet e qartë për publikun se pas një iniciative të tillë qëndron Muhamed Zekiri./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu