Analizë: Si u ngrit PDSH-ja dhe si ra në tokë, kush ishte më meritori, Xhaferi apo Thaçi?!

Agjencia e Lajmeve Zhurnal sot ka vazhduar që të analizojë ecurinë e liderëve të partive politike në Maqedoni që nga viti 2002 e deri më sot. Zhurnal sot ka vendosur të analizojë ecurinë e subjektit politik PDSH dhe liderëve të kësaj partie nga ajo kohë duke zbërthyer ciklet zgjedhore në të cilat ka marrë pjesë kjo parti. Partia Demokratike Shqiptare zenitin e saj më të madhe e arriti në zgjedhjet parlamentare të vitit 1998.

Partia e cila atëherë drejtohej nga kryetari Arbër Xhaferi në këto zgjedhje arriti të siguroj rekord të deputetëve shqiptar në Parlament, gjithësej 10 deputet. Në këtë përbërje parlamentare deputet u emëruan rektori aktual i UEJL-së, Zamir Dika, pastaj Iljaz Halimi, Demush Bajrami, Fatmir Etemi, Jonuz Abdullahu dhe të tjerë.

Në këtë përbërje vetëm Arbër Xhaferi u bë deputet, ndërsa jo edhe Menduh Thaçi i cili ishte nënkryetar i Partisë. Në këtë kohë PDSH-ja e ka pasur emrin PPDSH. Me ardhjen e PDSH-së në Qeveri në periudhën 1998-2002 për herë të parë shqiptarët filluan të frymojnë më lirshëm. Për herë të parë në histori u emëruar një zv.Ministër shqiptar i Policisë, shqiptarët arritën të marrin më shumë se pesë ministri si dhe shumë poste të rëndësishme shtetërore.

Në atë kohë funksionarët shqiptar kishin pushtet apsolut në vendimarrje, me çka qytetarët shqiptar e hetonin çdo ditë se ishin më të shërbyer nga institucionet shtetërore. E gjithë ky ndryshim erdhi falë politikës vizionare dhe strategut të politikës shqiptare, Arbër Xhaferit, i cili tani nuk është në mesin  e të gjallëve. Mirëpo kjo qeveri VMRO-DPMNE dhe PDSH në periudhën 1998-2002 nuk arriti ta përfundoj edhe mandatin, për shkak se në vitin 2001 në Maqedoni u zhvillua një luftë e vërtetë mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Nga njëra anë UÇK-ja dhe nga ana tjetër forcat maqedonase të sigurisë.

Gjatë kësaj qeverisje Arbër Xhaferi arriti që përveç marrjes së pushtetit në qeveri, arriti që pjesa dërmuese e komunave ku jetojnë shqiptarët të udhëhiqen nga kuadrot e PDSH-së, ku deri më vitin 1998 këto komuna ishin ekskluzivisht vetëm për partinë e vjetër shqiptare PPD. Atëher PDSH-ja arriti të marrë Komunën e Tetovës, Gostivarit, Haraçinës, Likovës, Studeniçanit, Sarajit dhe shumë komuna tjera. Bastioni më i madh dhe më i fuqishëm i PDSH-së u bë në Dërven të Shkupit, gjegjësisht në Komunën e Sarajit. Në atë kohë autoritet të madh dhe celulën më të fuqishme të PDSH-së e organizoi imami nga fshati Arnaqi, Sabahudin Mahmudi i cili krijoi një simpati të madhe tek popullata lokale shqiptare të cilat kryesisht janë të besimit islam.

Për shkak të kësaj situate të krijuar, Menduh Thaçi vendosi që të kandidohet si deputet vazhdimisht në Dërven të Shkupit në njësin zgjedhore numër 1 me çka vazhdimisht ishte fitues apsolut, falë autoritetit të cilin kishte imami Sabahudin Mahmudi i cili në mënyrë të drejtë i promovoi vlerat e PDSH-së. Thaçi vinte nga Tetova, mirëpo bëhej deputet në Komunën e Sarajit, kjo dëshmon qartë se si ai vazhdimisht ka mbijetuar në politik. Mirëpo pas konfliktit të vitit 2001 në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002 PDSH-ja arriti uljen më të madhe në historinë e vet. Në këto zgjedhje PDSH-ja mezi arriti të siguroj vetëm 7 deputet. Në këto zgjedhje Thaçi u bë deputet por jo edhe Xhaferi.

Ecuria e PDSH-së pas kësaj rënie të madhe arriti që të konsolidohet për disa vite ku në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 kjo parti siguroj plotë 11 deputet.  Për  këtë sukses sigurisht se ka pasur merita edhe Menduh Thaçi i cili njifet me një harizëm të madhe për pullatën dhe dinë që të krijon bindjen se ai është “luftëtarë” i vërtetë karshi palës maqedonase. Thaçi për një pjesë të madhe të shqiptarëve njihet se ai e “dridhë tavolinën”. Ky sukses i PDSH-së bëri që kjo parti në vitin 2006 deri në vitin 2008 të jetë pjesë e qeverisë e cila në atë kohë drejtohej nga Gruevski.

Edhe pse nga ana tjetër shumicën e deputetëve shqiptar e kishte partia shqiptare BDI e Ahmetit e cila kishte shumicën e deputetëve në Parlament, PDSH pa pasur legjitimitetin e duhur u bë pjesë e qeverisë e çka Thaçi u kritikua ashpër nga opinioni shqiptar. Në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të vitit 2008 PDSH-ja arriti fundin e besimin tek popullata shqiptare, në këtë peridhë PDSH-ja mezi arriti të siguroj 5 deputet (Arbër Xhaferi, Imer Aliu, Menduh Thaçi, Merale Ferati dhe Sadije Iljazi).

Këtë dështim të PDSH-së shumë analist e komentuan se ka ndodhur për shkak se Thaçi hyri në qeveri me Gruevskin pa pasur mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar, madje edhe rasti i Brodecit e luajti rrolin e vet për shkak se shumë shqiptar të pafajshëm u vranë dhe u burgosën në formën më çnjerëzore, madje edhe kërcënimi i Thaçit një javë para zgjedhjeve parlamentare se do të ndodh “kasaphane” e vërtetë, kishte ndikuar shumë tek popullata shqiptare e Maqedonisë, të cilët në mënyrë masovike e refuzuan PDSH-në dhe mbështetën BDI-në e cila fitoi plotë 18 deputet. Por edhe pas kësaj humbje të madhe në vitin 2011, PDSH arriti ti merr këmbët dhe të fiton 8 deputet, ndërsa në vitin 2014 PDSH-ja e drejtuar nga Thaçi siguroj 7 deputet.  Mirëpo PDSH-ja në vitin 2012 u trondit shumë pas vdekjes së hershme të liderit legjendar Arbër Xhaferi. Ai vdiq në moshën 64 vjeçare.

Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive. Prej kohe ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe vitet e fundit gjendja e tij ishte rënduar, por gjente fuqi për të këshilluar bashkëpunëtorët partiakë dhe për të paraqitur opinionet përmes shkrimeve në gazeta.

I pari që pati reaguar përmes një telegram ngushëllimi ishte Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. Ai i shkruan familjes Xhaferi dhe Partisë Demokratike Shqiptare se gjatë tërë këtyre viteve ka pasur situata jo të lehta me të cilat janë përballur drejtuesit politikë duke filluar që në ditët e luftës së popullit shqiptar për liri që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ahmeti pati theksuar se ka pasur gjëra për të cilat janë pajtuar por edhe shumë gjëra për ë cilat kanë pasur qëndrime të ndryshme duke theksuar se gjithnjë i janë përmbajtur nivelit njerëzor të komunikimit të tyre personal dhe politik. Duke u bazuar në këto vlera konsideroj se largimi nga kjo jetë e Arbër Xhaferit, është një humbje për politikën dhe mendimin intelektual shqiptar jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë, vlerëson kryetari i BDI-së Ahmeti.

Ndryshe, Menduh Thaçi ka marrur timonin e Partisë në vitin 2007, kur në atë kohë për shkaqe shëndetësore Arbër Xhaferi dha dorheqje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu