Arrihet marrëveshja e Real Madridit me Harry Kane

Nuk është as Lewandowski, as Hazard dhe as Neymar, lojtarët që nuk kanë hyrë në planet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Ai është Harry Kane lojtari që do të transferohet tek Real Madrid për sezonin e ardhshëm 2018/9. Marrëveshja me sulmuesin anglez është arritur në të gjitha kushtet e tij dhe negociatat me Unique Sports Management, kompania e tij përfaqësuese, kanë ardhur në realizim.

Është vetë lojtari ai që i ka thënë shokëve të tij se sezonin e ardhshëm do të jetë në Madrid.

Kane është tërhequr jo vetëm nga fakti se Real Madridi është një klub i madh, por ai dëshiron të provojë avnetura të reja por gjithashtu sepse ai tashmë e di se Mauricio Pochettino, arkitekti i shpërthimit të tij, ka shumë mundësi për t’u ulur në stolin e Madridit vitin e ardhshëm.

Me ardhjen e Kane, Reali do të bënte disa pastrime, duke larguar lojtarë si; Karim Benzema dhe Gareth Bale që kanë rënë ndjeshëm nga forma e tyre e dikurshme.

Çmimi i Kane besohet të jetë rreth 175 milionë euro, dhe Reali me shitjen e disa lojtarëve do t’i shpenzojë tek bomberi anglez. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu