Autori i golit më të shpejtë në Botëror, heroi që është shndërruar në “tradhtar” për vendin e tij

Autori i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një Kupë Bote, pati të ftuar special në dasmën e vet as më pak e as më shumë, por Presidentin e Turqisë… dhe tani jeton në ekzil të detyruar.

Kjo është historia e përshkruar me pak fjalë e atij, që për turqit dikur ishte një hero, ndërsa sot, të paktën për autoritetet vendase, është një tradhtar.

“Gabimi” i madh i Hakan Sukur, ish-sulmuesi i kombëtares turke, por edhe i Interit në Itali ishte përfshirja në politikë. Lojtari që ka shënuar 51 gola në 112 ndeshje, sot jeton në Shtetet e Bashkuara.

Gruaja me të cilën kreu dasmën e famshme me të ftuar specialë njerëz të pushtetshëm në Turqi, nuk jeton më, ndërsa babain e ka në burg të akuzuar dhe dënuar si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit, raporton TCH.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj vetë Hakan Sukur, që nëse vendos që një ditë të rikthehet në atdhe me siguri do të mbyllej të paktën për 40 vjet pas hekurave.

Qeveria turke akuzon si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit, të gjithë ata që nuk kanë të njëjtin qendrim me partinë e Presidentit Erdogan.

Nisur nga situata e krijuar, shtete si SHBA, Kanadaja, Gjermania, Holanda, Franca etj., i kanë ofruar azil politik personave që janë arratisur si pasojë e përndjekjes në Turqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu