Babai i Neymarit tregon nëse biri i tij do të luajë kundër Real Madridit

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, do të mungojë të paktën gjashtë javë dhe do ta humbasë ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit të martën e ardhshme në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, sipas babait të tij.

Braziliani, 26-vjeçar, pësoi ndrydhje në nyje dhe thyerje të ashtit të pestë metatarsal në nyje në fitoren e PSG-së ndaj Marseilles të dielën që lamë pas

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka thënë se Neymari ka shanse të vogla për t’u përballur me Realin, duke i hedhur poshtë lajmet se atij i duhet të operohet.

Por, Neymar Sr ka thënë se PSG-ja e di që nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në birin e tij.

“Tretmani mjekësor do të zgjasë gjashtë deri në tetë javë, qoftë me operacion apo jo”, ka thënë ai për ESPN Brasil.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu