Balotelli shënon gol të bukur nga gjuajta e lirë në miqësoren e Nices (VIDEO)

Mario Balotelli është një nga ata lojtarët që e shpërdoron më së shumti talentin.

Italiani kishte një sezon fantastik te Nice ku në 23 ndeshje në Ligue 1 arriti të shënojë 15 gola. Por, duket se ai është i gatshëm të bëjë një tjetër sezon fantastik, ashtu siç edhe i ka hije.

Balotelli arriti të shënoi gol të bukur nga gjuajta e lirë prej një distance rreth 20 metra kaloi klubin në epërsi me rezultat 1-2 në miqësoren ndaj Servette Geneve.

Vlen të theksohet se në fund Nic fitoi me rezultat 1-3, dy golat tjerë u shënuarn nga Vincente Koziello dhe 19-vjeçari, Romain Perraud.

Klubi i Marion në sezon e ri do të luajë në Ligën e Kampionëve, e gjitha kjo përfundoi në vendin e tretë në kampionatin elitar francez. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu