Befason Reali, kjo është klauzola marramendëse e talentit spanjoll

500 milionë euro do të jetë klauzola e lirimit të Ceballos për gjitha ekipet që duan ta marrin atë nga “Los Blancos”.
Mesfushori i talentuar spanjoll, Dani Ceballos, edhe zyrtarisht është lojtar i Real Madridit, shkruan Gazeta Express.

Ai kaloi te Los Blancos nga Real Betis për 18 milionë euro, 15 do të shkojnë për klubin dhe të tjerat do t’i ndajnë agjenti dhe 21 vjeçari, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Ceballos do të prezantohet në “Santiago Bernabeu” me 20 korrik derisa pritet t’i bashkohet ekipit me 21 korrik në turneun parasezonal në Amerikë, kurse do të shkruajë kontratë gjashtë vjeçare me Los Blancos.

E përditshmja spanjolle AS, raporton se pas nënshkrimit të kontratës, klauzola e lirimit të Ceballos do të jetë 500 milion euro, kjo për faktin se 21 vjeëari shumë shpesh është krahasuar me Andres Iniestan dhe Reali nuk dëshiron t’i lë asgjë rastësisë.

Ceballos shihet si një ndër lojtarët më premtues të futbollit spanjoll. /Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu